ZYRTARE: Suspendohet deri në fund të sezonit arbitri, Coltescu, që ofendoi në bazë racore gjatë ndeshjes PSG-Basaksehir

Është marrë vendimi për arbitrin Coltescu, që ishte gjyqtari i katërt në ndeshjen PSG - Basaksehir.

Sport

08/03/2021 17:53

Pas një faulli gjatë ndeshjes, arbitri kryesor u konsultua me Coltescu për të kuptuar kush ishte fajtori, derisa përgjigja e tij ishte ‘zezaku’, drejtuar një futbollisti të klubit turk, transmeton lajmi.net.

Pas asaj fjale, ndihmës trajneri i klubit, Webo kërkoi nga lojtarët të mos e vazhdojnë ndeshjen dhe dy palët pranuan duke u larguar nga fusha.

Ndërkohë, vendimi përfundimtar për Coltescu është marrë nga UEFA.

Sipas El Chiringueto, Coltescu është suspenduar deri në fund të sezonit./Lajmi.net/