ZYRTARE: Situatë alarmante te Vushtrria, kryetari jep dorëheqje

14:05 | 20 Qershor 2019

Kryetari i Vushtrrisë, Naser Imeri, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij te klubi vushtrrias.

Ndër arsyet e shumta të pazbuluara, ai ka shkruajtur se s’mund t’i përballojë shpenzimet e nevojshme për ta krijuar një klub konkurrues në Superligën e Kosovës.

Vushtrria e siguroi kthimin në Superligë këtë edicion, pasi u shpall kampion bindshëm në Ligën e Parë, shkruan lajmi.net.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të kryetarit Imeri, i cili nuk ka harruar të cek mos miratimin e Ligjit të Sponsorizimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dje.

“Dhe arsya tjetër ka të bëj me aspektin financiar ku ne si kompani konsiderojmë se kemi investuar shumë këto vite të udhëheqjes sa kemi qëndruar në ligën e parë. Dhe fakti që tashmë jemi pjesë e Superligës gjatë analizave të shumta kemi ardhur në përfundim se ne si kryesi aktuale dhe kompania jonë të vetëm, e kemi të pamundur ti mbulojmë shpenzimet minimale për të krijuar një ekip konkurues që të mbijetoj në superligë”, njoftoi ai.

“Prandaj ka ardh koha për një mobilizim të ri, për një udheheqje të re e cila zotohet se do ta krijon një grup homogjen për ti permbushur objektivat për një ekip konkurues në superligë, sepse ky qytet e meriton superligën, tifozët tanë meritojn më shumë”.

“Për fund desha të shtoj se përkundër lajmit të keq për mos votimin e ligjit për sponzorizim nga parlamenti i Kosovës, ne si Ariani Company zotohemi se kushdo që të vjen ne udheheqje të klubit do të vazhdojmë të përkrahim financiarisht se bashku me kompanitë tjera”, shkroi Naser Imeri në Facebook. /Lajmi.net/