Zyrtare: Shaqiri nënshkruan me Interin

Xherdan Shaqiri është zyrtarisht futbollist i Interit. Mesfushori kosovar ka nënshkruar kontratë me klubin italian deri më 2019.

Sport

09/01/2015 20:33

Xherdan Shaqiri është transferuar zyrtarisht në Inter.

Mesfushori kosovar ka kompletuar transferimin te skuadra italiane, nga Bayern Munich.

“Inter komunikon arritjen e marrëveshjes me reprezentuesin zviceran Xherdan Shaqiri, deri më 30 korrik 2019. Klubi Nerazzurr i dëshiron Shaqirit një mirëseardhje të ngrohtë dhe dëshiron të falenderojë ekipin e Bayern Munichut për bashkëpunimin, dhe FIGC-n për reagimin e shpejtë”, thuhet në njoftimin e Interit.