ZYRTARE: Ramadani merr stolin e Egnatisë

Trajneri Zekirija Ramadani zyrtarisht është trajner i Egnatisë.

Sport

06/12/2021 13:37

Skuadra shqiptare që synon qëndrimin në Superiore tashmë ka nënshkruar kontratë me ish trajnerin e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Ramadani dje për lajmi.net, veçse kishte konfirmuar se mund të merrte për sot (e hënë), stolin e Egnatisë, ndërsa tani është zyrtare.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

“Mirësevjen Zekirija RAMADANI !

Presidenti DEMROZI zyrtarizon sot Trajnerin e ri të skuadrës .

I urojmë suksese në drejtimin e ekipit trajnerit Ramadani”, shkroi klubi.

Kujtojmë se Egnatia nuk di për fitore në Superiore për gjashtë ndeshje./Lajmi.net/