Zyrtare: Polonia fton Berishën

Polonia ka ftuar Dardan Berishën në Euro Basket 2015. Basketbollisti i Sigal Prishtinës është në listën e përzgjedhësit të Polonisë, Mike Taylor.

Sport

09/06/2015 10:07

Dardan Berisha do të marrë pjesë në Euro Basket 2015.

Ai është ftuar nga Përfaqësuesja e Polonisë.

Basketbollisti më i mirë i Sigal Prishtinës, bënë pjesë në listën e zbuluar mbrëmë nga përzgjedhësi i Polonisë, amerikani Mike Taylor, shkruan GazetaOlle.com.

Berisha është lojtari i shtatë i ftuar nga jashtë Polonisë.

Ai edhe më herët kishte luajtur me Poloninë, por që tani nuk dihet ende nëse do të vendos të luajë, pasi dëshiron që pas Evropianit të luajë me Kosovën.