ZYRTARE: Odriozola transferohet tek Fiorentina

Skuadra italiane Fiorentina ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të djathtë të Real Madrid, Alvaro Odriozola.

Sport

28/08/2021 17:30

Transferimi është mbyllur në formë huazimi një-vjeçar deri në fund të sezonit, pa opsionin e blerjes.

Mbrojtësi 26-vjeçar në të kaluarën ka luajtur me skuadrat si Real Madrid, Real Sociedad dhe Bayern Munich.

Sezonin e kaluar ai bëri 16 paraqitje për Real Madridin, duke shënuar dy gola. /Lajmi.net