Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet
Deputeti i Aleancës në Kuvendin e Kosovës, Burim Ramadani, deklaron se Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, duhet të jap dorëheqje. Kjo dorëheqje kërkohet pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt në Pejë nga kunati i saj në mënyrë makabre. Zekaj kishte kërkuar ndihmë nga institucionet e Policisë së Kosovës, por ajo nuk i erdhi me kohë.…
Lajme
Deputeti i Aleancës në Kuvendin e Kosovës, Burim Ramadani, deklaron se Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, duhet të jap dorëheqje.
Kjo dorëheqje kërkohet pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt në Pejë nga kunati i saj në mënyrë makabre.
Zekaj kishte kërkuar ndihmë nga institucionet e Policisë së Kosovës, por ajo nuk i erdhi me kohë.
“Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla duhet të dorëhiqet. Ky akt duhet të jetë moral dhe i ndërgjegjejes profesionale e politike. Shifrat e vrasjes së grave janë alarmante dhe dikush duhet të jap përgjegjësi”, ka thënë Burim Ramadani në emisionin “Infonata” në Tëvë1.
Tutje, ai e citon edhe Gërvallën për një deklaratë të saj në seancën e fundit plenare në Kuvendin e Kosovës.
“Vet Donika Gërvalla ka thënë se shifrat janë alarmante të vrasjes së grave në Kosovë, andaj duhet të largohet”, vlerësoi Ramadani.
Ai thotë se në Kosovë edhe më herret kanë ndodhur dorëheqjet morale.
“Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje si drejtor i Policisë kur një vajzë 11-vjeçare ishte dhunuar nga pesë persona. Dorëheqja ka ardhur për arsye profesionale”, kujton Burim Ramadani.