LAJMI I FUNDIT: Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Pak më parë u raportua se dorasi ishte lokalizuar dhe kishte shprehur gatishmërinë për t’u vetëdorëzuar, pasi t’i jepej mundësia të bisedonte me familjarët. Gjatë komunikimit përmes interfonit me vëllain e tij, Sylaj kishte kërkuar dhjetë minuta për të folur…

Lajme

27/10/2026 23:48

Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Pak më parë u raportua se dorasi ishte lokalizuar dhe kishte shprehur gatishmërinë për t’u vetëdorëzuar, pasi t’i jepej mundësia të bisedonte me familjarët.

Gjatë komunikimit përmes interfonit me vëllain e tij, Sylaj kishte kërkuar dhjetë minuta për të folur me familjen para se të dorëzohej.

Arlinda Zekaj u vra mbrëmjen e së dielës në shtëpinë e saj dhe të bashkëshortit në Vitomericë të Pejës. /Lajmi.net/