Zyrtare: Milani kompleton transferimin e Palettas

Milani nuk po ndalet. Skuadra rosonere sapo ka konfirmuar dhe transferimin e lojtarit të Parmës, Gabriel Paletta.

Sport

02/02/2015 16:52

Milani ka kompletuar në mënyrë zyrtare transferimin e lojtarit argjentinas, Gabriel Paletta.

Mbrojtësi 28 vjeçar ka arritur marrëveshje me skuadrën e drejtuar nga Inzaghi deri në vitin 2018.

“Jam shumë i lumtur. Ndihem krenar që do ta  bartë këtë fanellë, shpresoj se mund të shpërblejë besimin që ka treguar skuadra te unë”, përfundoi Paletta për faqen zyrtare të skuadrë.