Zyrtare: Mike Maignan vazhdon kontratën me AC Milan
AC Milan ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me portierin Mike Maignan. Klubi kuqezi ka njoftuar se marrëveshja e re e francezit do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2031, duke konfirmuar rolin e tij kyç në projektin afatgjatë të klubit. Lajmi është bërë publik përmes një njoftimi zyrtar të Milanit, ndërsa konfirmimi ka…
Sport
AC Milan ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me portierin Mike Maignan.
Klubi kuqezi ka njoftuar se marrëveshja e re e francezit do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2031, duke konfirmuar rolin e tij kyç në projektin afatgjatë të klubit.
Lajmi është bërë publik përmes një njoftimi zyrtar të Milanit, ndërsa konfirmimi ka ardhur edhe nga Gianluca Di Marzio. Maignani, i cili është shndërruar në një nga liderët e skuadrës që prej transferimit të tij, mbetet një nga shtyllat kryesore të ekipit si në Serie A ashtu edhe në arenën evropiane.
Me këtë rinovim, Milani ka blinduar një nga portierët më të mirë në Evropë.