ZYRTARE: Mësohet nëse Hazard do të mungojë në ‘El Clasico’

Eden Hazard do të mungojë në sfidën e parë ‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Sport

05/12/2019 13:06

Barcelona më 18 dhjetor në ‘Camp Nou’ pret Real Madridin për të zhvilluar ndeshjen e parë ‘El Clasico’, përcjell lajmi.net.

Real Madrid nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e belgut Eden Hazard.

Hazard ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe PSG.

Ylli belg do të mungojë nga katër deri në gjashtë javë.

Lëndimi i Hazard, është një goditje e madhe për Real Madridin, me lojtarin që sapo kishte filluar të gjente formën e munguar./Lajmi.net/