ZYRTARE: Matuidi largohet nga Juventus

Koha e Blaise Matuidit te Juventus ka përfunduar.

Sport

12/08/2020 17:28

Mesfushori francez ka përmbushur kontratën me kampionët e Serie A, duke qëndruar për tri vite në Torino.

Juventus përmes faqes zyrtare të klubet, ka njoftuar për largimin e 33 vjeçarit.

Zonja e Vjetër ndër tjera ka falënderuar Matuidin për qasjen profesionale, angazhimin dhe gjithçka që ka bërë për klubin.

E ardhmja e Matuidit do të jetë në MLS, te skuadra e Inter Miami./Lajmi.net/