Zyrtare: Man United jep njoftimin për Lisandro Martinez

Pas shumë pritjesh për njoftimin zyrtar, Man United ka gëzuar tifozët lidhur me Lisandro Martinez. Skuadra e Manchester United ka zyrtarizuar tashmë transferimin e Lisandro Martinez, përcjell lajmi.net. Mbrojtësi argjentinas vjen te ‘Djajtë e Kuq’ nga skuadra e Ajax Amsterdam. Trajneri i United, Erik ten Hag pritet ta ketë lojtarin si pjesë kyçe të planeve…

Sport

27/07/2022 14:52

Pas shumë pritjesh për njoftimin zyrtar, Man United ka gëzuar tifozët lidhur me Lisandro Martinez.

Skuadra e Manchester United ka zyrtarizuar tashmë transferimin e Lisandro Martinez, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi argjentinas vjen te ‘Djajtë e Kuq’ nga skuadra e Ajax Amsterdam.

Trajneri i United, Erik ten Hag pritet ta ketë lojtarin si pjesë kyçe të planeve të tij tek United.

Lojtari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2027. /Lajmi.net/