ZYRTARE: Ky do të jetë gjyqtari i El Clasico

Alejandro Jose Hernandez Hernandez është zgjedhur të gjykojë El Clasico e ardhshme mes Real Madrid dhe Barcelona në 18 dhjetor.

Sport

09/12/2019 23:30

Nuk është Clasico e parë për të, pasi ai ka qenë i përfshirë në polemikë një ndeshje më parë.

Hernandez Hernandez ka gjykuar tre Clasico, secila me një rezultat të ndryshëm – një fitore të Real Madridit, një fitore të Barcelonës dhe një barazim, transmeton lajmi.net.

E para e tij e pa Real Madridin të fitojë 2-1 në Camp Nou në 2015/16, por Los Blancos ishin të pakënaqur që Sergio Ramos u ndëshkua me të kuq dhe Gareth Bale pati një gol të anuluar.

Në vitin 2016/17 ai ishte gjyqtar në Santiago Bernabeu, por Barcelona fitoi 3-2 falë golit të vonshëm të Messit, me Ramos që përsëri u ndëshkua me të kuq

Clasico e fundit erdhi në Camp Nou në një barazim të diskutueshëm 2-2, në të cilën Marcelo dëshironte një penallti, dhe Reali protestone se kishte një faull në ndërtimin e aksionit të golit të dytë të Barcelonës. /Lajmi.net/