ZYRTARE: Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e qershorit
Selektori i Përfaqësueses së Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka bërë publike listën e lojtarëve për dy ndeshjet e qershorit.
Sport
Lista e të ftuarve përbëhet nga 25 lojtarë, ndërsa suprizat nuk mungojnë.
Lirimi Kastrati që luan te Lokomotiva e Zagrebit do jetë pjesë e U21 që vjen nga Përfaqësuesja A, ndërsa ftesë ka pranuar edhe Alfred Ajdareviq, që më herë ka përfaqësuar Suedinë e Shqipërinë, shkruan lajmi.net.
Tetë është numri i lojtarëve që janë ftuar nga kampionati vendor.
Kosova luan me Andorrën në udhëtim më 6 qershor dhe me Turqinë në stadiumin ‘Adem Jashari’ më 11 qershor. /Lajmi.net/