ZYRTARE: Freiburgu ia vazhdon kontratën Amir Abrashit (VIDEO)
Amir Abrashi ka zgjatur kontratën me skuadrën e Freiburg
Sport
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, i cili u transferua në verën e vitit të kaluar nga Grasshopper në Gjermani, ka zgjatur kontratën me skuadrën e Freiburg.
26-vjeçari e ndihmoi skuadrën e tij të ngjitej në Bundesligë dhe drejtuesit e vlerësojnë shumë atë për cilësitë e tij, duke e konsideruar si një ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadër.
“Amiri është përmirësuar shumë me ne dhe i ka dhënë komponentë të vlefshëm lojës me sjelljen dhe përkushtimin e tij”, shkruan klubi gjerman.
Derisa Abrashi ka shprehu gëzimin e tij përmes një video që është postuar në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale.
“Koha që kam kaluar në Freiburg i ka plotësuar të gjitha perspektivat e mia deri më tani dhe e shoh të ardhmen time vetëm këtu. Ndihem rehatshëm me këtë skuadër dhe kam gjëra të rëndësishme për të bërë në këtë ekip”, deklaroi Abrashi.