ZYRTARE: Florenzi kalon te Milani
Alessandro Florenzi ka kompletuar transferimin te Milani.

Sport
Milan ka arritur marrëveshje me Romën për transferimin e Florenzit, transmeton lajmi.net.
Gjiganti italian e ka marrë futbollistin në formë huazimi për një vit me të drejtë blerje më pas për 4.5 milionë euro.
‘Rossonerët’ prej kohësh ishin vënë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe më në fund e kanë gjetur.
Mbrojtësi edicionin e kaluar ishte pjesë e Paris Saint-Germain poashtu në formë huazimi por që gjiganti francez nuk e shfrytëzoi të drejtën e blerjes.
Italiani e njeh mirë Serie A, pasi ka bërë disa vite karrierë te Roma, dhe pritet ta ndihmojë ekipin e Stefano Piolit në arritjen e objektivave. /Lajmi.net/
Official Statement: Alessandro Florenzi ➡ https://t.co/qL7PF9Jt4l
Comunicato Ufficiale: @Florenzi ➡ https://t.co/tGjlodL08U #SempreMilan #NewPlayerUnlocked pic.twitter.com/hi7MNhNGxb
— AC Milan (@acmilan) August 21, 2021