ZYRTARE: Eibar – Real, mungon Ronaldo
Cristiano Ronaldo do të mungojë në sfidën që Real Madrid e zhvillon në udhëtim te Eibar.
Sport
Nesër nga ora 16:15, ‘Mbretërit’ nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e yllit portugez, që shënoi dy gola në barazimin 3:3 me Las Palmas.
Në listën e zbuluar nga trajneri Zidane për ndeshjen me Eibar, nuk figuron emri i Ronaldos.
Më e keqja është se Reali për këtë ndeshje nuk mund të llogarisë edhe në Gareth Bale, që do të mungojë shkaku i kartonit të kuq./Lajmi.net/