Zyrtare: Bayern Munich transferon Guerreiron nga Borussia Dortmund

Bayern Munich është përforcuar me futbollistin portugez, Raphael Guerreiro. Guerreiro ka nënshkruar kontratë trivjeçare me gjigantin gjerman të futbollit, shkruan lajmi.net. Lajmi është konfirmuar nga Bayern Munich me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare. Guerreiro i është bashkuar “bavarezëve” si futbollist i lirë pasi kontrata e tij me Borussia Dortmundin ka skaduar…

Sport

23/06/2023 10:36

Bayern Munich është përforcuar me futbollistin portugez, Raphael Guerreiro.

Guerreiro ka nënshkruar kontratë trivjeçare me gjigantin gjerman të futbollit, shkruan lajmi.net.

Lajmi është konfirmuar nga Bayern Munich me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare.

Guerreiro i është bashkuar “bavarezëve” si futbollist i lirë pasi kontrata e tij me Borussia Dortmundin ka skaduar së fundmi.

“FC Bayern ka nënshkruar me Raphaël Guerreiro. Futbollisti portugez, i cili u aktivizua për herë të fundit te Borussia Dortmund, po kalon te kampionët rekord gjermanë me transfertë të lirë. Ai nënshkroi një kontratë deri më 30 qershor 2026” – thuhet në komunikatën e Bayern Munich.


Para Bundesligës, Guerreiro më parë karrierë ka bërë te Lorient dhe Caen në Ligue 1./Lajmi.net/