Një burrë në Fushë Kosovë godet me thikë në kokë një tjetër pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur Fushë Kosovë e cila nga policia është raportuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” nga Policia e Kosovës. Siç njofton Policia në raportin 24 orësh një person dyshohet se ka goditur me thikë në kokë një person tjetër, shkruan Lajmi.net. Bëhet e ditur se kjo ka ndodhur për shkak…

Lajme

06/05/2024 09:20

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur Fushë Kosovë e cila nga policia është raportuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” nga Policia e Kosovës.

Siç njofton Policia në raportin 24 orësh një person dyshohet se ka goditur me thikë në kokë një person tjetër, shkruan Lajmi.net.

Bëhet e ditur se kjo ka ndodhur për shkak se viktima kishte refuzuar të konsumojë drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/ Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore”, njofton PK’ja.

Viktima, sipas policisë, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/