Një burrë dhe një grua pa viza të Kosovës, kapen me pasaporta ruse në Jarinje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona me pasaporta Ruse në Jarinje. Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të PK-së, shkruan Lajmi.net. Ndër të tjera njoftohet se personat në fjalë ishin një mashkull dhe një femër të cilët nuk kishin hyrje/dalje në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit personat që kishin…

Lajme

06/05/2024 09:33

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona me pasaporta Ruse në Jarinje.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të PK-së, shkruan Lajmi.net.

Ndër të tjera njoftohet se personat në fjalë ishin një mashkull dhe një femër të cilët nuk kishin hyrje/dalje në Republikën e Kosovës.

Me vendim të prokurorit personat që kishin kaluar nëpër rrugë ilegale janë dërguar në mbajtje.

“KALIM ILEGAL I KUFIRIT- SPK Jarinje 05.05.2024-20:10. Raportohet se në dalje në SPK Jarinje janë hasur dy persona me pasaporta ruse (një mashkull dhe një femer) të cilet nuk kishin viza të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit të personave, të njejtit nuk kishin hyrje/dalje në Republiken e Kosovës. Sipas tyre, të njejtit kanë ardhe nga Nishi i Serbsë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinje, dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje,” thuhet në raport./Lajmi.net/