ZYRTARE: Antonio Mirante kalon te Milani
Gjiganti italian ka shtuar në radhët e tyre portierin Mirante.

Sport
Sot gjatë ditës Milani konfirmoi se portieri i parë i tyre, Mike Maignan është operuar me sukses në dorën e majtë dhe do të mungojë rreth 10 javë, transmeton lajmi.net.
‘Rossonerët’, kanë reaguar menjëherë dhe kanë sjellur në radhët e tyre një portier me eksperiencë.
Bëhet fjalë për Antonio Miranten që ka një karrierë të pasur në Serie A, duke luajtur për ekipe si Juventus, Sampdoria, Roma, Bologna, Parma, Crotone, Siena.
Mirante është transferuar te Milani si futbollistë i lirë, dhe ka nënshkruarë kontratë një-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2022.
Day 1 of your new Rossonero adventure ??⚫
Benvenuto, @MIRANTE83 ?#NewPlayerUnlocked #SempreMilan pic.twitter.com/0WkSqaQCmq— AC Milan (@acmilan) October 13, 2021
38-vjeçari, ka zgjedhur fanellën me numër 83 dhe do të jetë portier i dytë i klubit pas Ciprian Tatarusanu derisa të shërohet Maignan. /Lajmi.net/