Zyrtare: 45 mijë euro dhe pesë ndeshje pa tifozë, Valencia dënohet për thirrjet raciste ndaj Viniciusit
Komiteti i Garave ka sanksionuar ekipin e La Ligas, Valencias për ngjarjen e fundit në ndeshjen ndaj Real Madridit. Klubi spanjoll është dënuar me pesë ndeshje pa tifozë në stadiumin “Mestalla”, shkruan Lajmi.net Po ashtu, skuadra e Valencias ka marrë një dënim prej 45 mijë euro për thirrjet raciste ndaj lojtarit brazilian, Vinicius Junior. Mbrëmja…
Sport
Komiteti i Garave ka sanksionuar ekipin e La Ligas, Valencias për ngjarjen e fundit në ndeshjen ndaj Real Madridit.
Klubi spanjoll është dënuar me pesë ndeshje pa tifozë në stadiumin “Mestalla”, shkruan Lajmi.net
Po ashtu, skuadra e Valencias ka marrë një dënim prej 45 mijë euro për thirrjet raciste ndaj lojtarit brazilian, Vinicius Junior.
Mbrëmja e së dielës nuk shkoi aspak mirë në stadiumin historik të “Mestalla”, ku tifozët fyenin rëndë lojtarin e Real Madrid në baza racore dhe duke hedhur gjësende në fushë.
“Konsiderohet e provuar se, siç pasqyrohet nga arbitri në procesverbalin e tij, gjatë ndeshjes së sipërpërmendur ka pasur të bërtitura raciste ndaj Vinicius, lojtar i Real Madrid CF, duke ndryshuar rrjedhën normale të ndeshjes dhe duke i konsideruar shkeljet shumë të rënda. Përveç kësaj, ndaj Valencias është vendosur një sanksion ekonomik prej 45 mijë eurosh”, shkruhet në njoftimin e RFEF./Lajmi.net/
? Comité de Competición
➡️ Cierre de la grada Mario Kempes de Mestalla durante cinco partidos.
➡️ 45.000 euros de multa al Valencia CF.
ℹ️ https://t.co/LF1XOZhGrW pic.twitter.com/b9DK2DLrYM
— RFEF (@rfef) May 23, 2023