Komisioni për verifikim të veteranëve të UÇK-së ka publikuar sot listat e dëshmorëve, veteranëve, invalidëve dhe të gjithë pjesëmarrësve të luftës për Zonën e Dukagjinit.
Lajme
08/04/2015 18:15
Në faqen zyrtare të Komisionit janë publikuar listat e tetë brigadave të kësaj zone, komandës kryesore dhe shtabeve lokale.
Në këtë zonë statusi i veteranit të luftës u është njohur 5 mijë e 430 personave.
Për më shumë mund të vizitoni faqen zyrtare www.komveteani.net.