Zjarr i madh në Tetovë, raportohet për një viktimë dhe një tjetër të djegur rëndë

Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në Tetovë. Sipas informacioneve të para jozyrtare, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër ka marrë plagë si pasojë e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa…

Lajme

13/01/2026 22:36

Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në Tetovë.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër ka marrë plagë si pasojë e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e rastit.