Zielinski: Përgjegjësinë për humbjen e marrim ne lojtarët

Mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski, ka deklaruar se për humbjen e sotme ndaj Granadas, fajtorë janë lojtarët.

Sport

18/02/2021 23:45

Piotr Zielinski u shpreh i pakënaqur për disfatën ndaj Granadas, të cilën Napoli ë pësoi në kuadër të Europa League, transmeton lajmi.net.

“Ishte e vështirë të përshkruhet, mund ti evitonim të dy golat e pësuar”, tha ai.

“Tani do të punojmë që të mos përsërisim gabimet e njëjta, sepse këto gabime e bëjnë lojën të vështirë. Në pjesën e parë nuk ishim të mirë, në të dytën më mirë”, shtoi ai.

“Lëndimet po bëjnë një ndryshim të madh, pasi ka nëntë ose 10 lojtarë të rëndësishëm për ne që janë jashtë fushe”, tha Zielinski.

“Përgjegjësia është sigurisht e jona si lojtarë të Napolit. Duke parë skuadrën, ne kemi kaq shumë cilësi dhe duhet ta vlerësojmë në ndeshje si kjo. Ne duhet të bëjmë më shumë dhe duke shënuar edhe një gol këtu do të kishte ndryshuar rrjedhën e epilogut”, përfundoi Piotr Zielinski./Lajmi.net/