Zidane refuzon të përgjigjet mbi të ardhmen e tij, vë në dyshim qëndrimin në klub

Një ditë përpara ndeshjes, si zakonisht trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka mbajtur një konferencë për media.

Sport

30/04/2021 13:46

Zidane është pyetur mbi shumë gjëra dhe njëra ndër to ka qenë e ardhmja e tij, transmeton lajmi.net.

Francezi refuzoi të thoshte diçka përfundimtare mbi këtë gjë, por është përgjigjur në mënyrë ‘diplomatike’, duke e lënë të ardhmen e tij pezull.

“Do t’i shohim të gjitha mundësitë në fundin e sezonit dhe më pas e shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Zidane.

Real Madrid do të luajë ndaj Osasunës në kuadër të javës së 34-të në La Liga nesër./Lajmi.net/