Zidane largon dy futbollistë nga Real Madrid

Zinedine Zidane planifikon ndryshime në skuadrën e Real Madridit.

Sport

17/01/2020 13:41

Merkato e janarit për Real Madrid është fokusuar vetëm në largimin e lojtarëve që nuk janë në planet e Zinedine Zidane.

Në dyshim mbetet e ardhmja e James Rodriguez ndërsa të sigurtë do të jenë largimet e Mariano dhe Brahim Diaz.

Për të parin ka disa oferta nga Italia dhe Portugalia dhe paga e tij e lartë që duhet të mbulojnë ekipet mbetet pengesë për transferimin por në ditët e fundit të janarit sulmuesi do të largohet në çdo mënyrë, transmeton SS.

Për Brahim Diaz situata është ndryshe pasi ka disa oferta që nuk i pëlqejnë të riut spanjoll dhe nuk përjashtohet një rikthim në Premier League ku e ndjekin West Ham e Norwich.