Zidane jep lajmin e madh: Ramos është i gatshëm

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka mbajtur një konferencë për media përpara ndeshjes në La Liga ndaj Osasunas.

Sport

30/04/2021 13:32

Në këtë konferencë, Zidane konfirmoi se kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos, është i gatshëm për të luajtur përsëri, transmeton lajmi.net.

“Ramos është i gatshëm dhe ai do të jetë me ne nesër”, ka thënë Zidane, duke lënë të nënkuptojë se Ramosi do të ketë minutazh.

Ndeshja e dytë gjysëmfinale mes Chelsea dhe Real Madrid zhvillohet të martën dhe pritet që Ramos të startojë në atë ndeshje nga fillimi./Lajmi.net/