Zidane e vajton përsëri largimin e Ronaldos

Zinedine Zidane ka folur për transferimet e reja që do të ndodhin në verë te Real Madrid.

Sport

16/04/2019 09:43

Zinedine Zidane ka thënë se atyre nuk u duhen ndryshime të mëdha, por që do t’i bëjnë disa transferime.

Trajneri francez gjithashtu është përgjigjur edhe në pyetjen se a do të mund ta zëvendësojnë Crisitiano Ronaldon në verë.

“Problemi është se Cristianom Ronaldo nuk mund të zëvendësohet”, tha fillimisht Zidane, përcjell lajmi.net.

“Ai ka shkuar tashmë. Ne mund ta sjellim një lojtar tjetër, por nuk mund ta bëjë atë që e ka bërë Cristiano.”, ka shtuar më tej francezi. /Lajmi.net/