Zidane e tepron me deklaratat lidhur me të ardhmen e Bale

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka dhënë disa të ‘reja’ lidhur me të ardhmen e yllit uellsian, Gareth Bale.

Sport

21/07/2019 08:30

Bale nuk është i preferuar në kampin ‘Los Blancos’, dhe trajneri francez i ka bërë lojtarit me dije se mund/duhet të largohet nga skuadra.

Uellsiani ka refuzuar një opsion të tillë, duke u shprehur se do të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’ në stol dhe të marr pagën e tij që i takon.

Gjithsesi, Zidane është kthyer edhe një herë të flas për të njëjtën temë, duke thënë se Bale është shumë afër që të largohet nga skuadra.

“Bale nuk luajti sepse është shumë afër që të largohet. Shpresojmë që ai të largohet së shpejti, do të ishte më e mira për të gjithë. Po punojmë për transferimin e tij” ka thënë Zidane pas ndeshjes me Bayern, transmeton lajmi.net.

“Nuk kam asgjë personale kundër tij, por vije një kohë kur gjërat përfundojnë sepse duhet të përfundojnë. Duhet të marr vendime, duhet të ndryshojmë” ka shtuar ndër të tjerash Zizou.

Real Madrid u mposht në ndeshjen kundër Bayern Munich me rezultatin 3:1. Në këtë ndeshje debutoi edhe transferimi më i madh i Real Madrid në këtë merkato, Eden Hazard. /Lajmi.net/