Zhvillime para gjyqit në Hagë, Thaçi aktivizon argumentin e “vetëmbrojtjes” për akuzat ndaj tij

Avokati i ish-presidentit Thaçi në Hagë, Gregory Keohe, dorëzuar një njoftim në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, tek Avokati i Viktimave dhe tek Trupi Gjykues lidhur me procesin e gjykimit. Keohe ka bërë me dije se synon të ngre të ashtuquajturën “mbrojtjen e vetëmbrojtjes”, shkruan lajmi.net. E njëjta ka të bëj me periudhën e aktakuzës…

Lajme

21/02/2023 16:12

Avokati i ish-presidentit Thaçi në Hagë, Gregory Keohe, dorëzuar një njoftim në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, tek Avokati i Viktimave dhe tek Trupi Gjykues lidhur me procesin e gjykimit.

Keohe ka bërë me dije se synon të ngre të ashtuquajturën “mbrojtjen e vetëmbrojtjes”, shkruan lajmi.net.

E njëjta ka të bëj me periudhën e aktakuzës dhe ndërlidhet me veprimin e domosdoshëm të Thaçit karshi aparatit shtetëror të dhunës të Millosheviqit.

“Z. Hashim Thaçi njofton Prokurorinë Speciale, Avokatin e Viktimave dhe Trupin Gjykues se synon të ngrejë mbrojtjen e vetëmbrojtjes. Gjatë gjithë kohës që lidhet me periudhën e aktakuzës, z. Thaçi ndërmori veprime si kundërpërgjigje ndaj përdorimit të menjëhershëm dhe të paligjshëm të forcës nga forcat e lidhura me Republikën Federale të Jugosllavisë dhe Republikën e Serbisë (“Forcat Serbe”); dhe (2) në mbrojtje të personave dhe pronës së mbrojtur, duke përfshirë popullatën civile të Kosovës. Veprimet e z. Thaçi ishin në përpjesëtim me shkallën e rrezikut të forcave serbe”, thuhet në parashtresën e avokatit të Thaçit.

Keohe ka treguar edhe se çka përfshinë vetëmbrojtja në këtë rast si dhe çfarë efekti juridik ka ajo.

“Efekti juridik i vetëmbrojtjes është përjashtimi i përgjegjësisë penale të z. Thaçi për krimet e pretenduara në aktakuzë, duke përfshirë (por pa u kufizuar në) pretendimet lidhur me ndalimin e paligjshëm në Pikën 3;4, pretendimet e përfshira në paragrafin 12 të Dokumentit të procedurës paraprake (i redaktuar) i Prokurorisë dhe pretendimet lidhur me një qëllim të supozuar të përbashkët kriminal të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (“NPK”), dhe për veprimet e ndërmarra nga të tjerët në vetëmbrojtje për të cilat Prokuroria e akuzon z. Thaçi, me përgjegjësi penale si ndihmës, si epror ose nëpërmjet NPK III. Z. Thaçi kërkon një aktgjykim lirues për të gjitha pikat e aktakuzës si rezultat i thirrjes së tij në mbrojtjen e vetëmbrojtjes”, thuhet në parashtresën e avokatit.

Trupi Gjykues, me rekomandim të mbrojtjes dhe me pajtim të prokurorisë, ka marrë vendim që gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të nis më 4 prill. /Lajmi.net/