Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një transferim të një të dënuari nga Shqipëria për në Kosovë dhe një ekstradim nga Gjermania për në Kosovë. Sipas njoftimit për media gjatë ditës së…
Lajme
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një transferim të një të dënuari nga Shqipëria për në Kosovë dhe një ekstradim nga Gjermania për në Kosovë.
Sipas njoftimit për media gjatë ditës së sotme është transferuar nga Shqipëria për në Kosovë, i dënuari në Shqipëri për veprën penale: ‘Trafikim i armeve dhe municionit në bashkëpunim’, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë.
I njëjti pas transferimit u është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në Shqipëri.
Po të njëjtën ditë, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale: ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes se veprave penale’
Pas ekstradimit i dyshuari u dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Gjakovë për procedura të mëtutjeshme ligjore.