Pacolli: Inicohet procedurë penale ndaj pronarit të “Liqeni i Dukagjinit” për operim të kundërligjshëm

Fitore Pacolli, ministre në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka bërë të ditur të martën se inspektorati i Mjedisit, Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, në Gjakovë. Ndërsa sonte, Pacolli njofton se “për shkak të refuzimit për të zbatuar vendimin për mbyllje dhe vazhdimit të kundërligjshëm të…

Lajme

09/09/2026 22:36

Fitore Pacolli, ministre në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka bërë të ditur të martën se inspektorati i Mjedisit, Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, në Gjakovë.

Ndërsa sonte, Pacolli njofton se “për shkak të refuzimit për të zbatuar vendimin për mbyllje dhe vazhdimit të kundërligjshëm të punës është iniciuar procedurë penale ndaj pronarit të restorantit për vazhdim të kundërligjshëm të operimit”.

Pacolli në një postim në Facebook ka shkruar:

Pasi u injorua urdhri i prerë i Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit për ndërprerjen e menjëhershme të veprimtarisë, sot, me asistencë të Policisë së Kosovës, është kryer një inspektim i radhës në restorantin “Liqeni i Dukagjinit”.

​Për shkak të refuzimit për të zbatuar vendimin për mbyllje dhe vazhdimit të kundërligjshëm të punës është iniciuar procedurë penale ndaj pronarit të restorantit për vazhdim të kundërligjshëm të operimit.

Shteti dhe vendimet e institucioneve nuk mund të sfidohen nga askush!

Ujërat dhe prona publike e Kosovës nuk mund të degradohen për interesa private, prandaj sundimi i ligjit dhe mbrojtja e natyrës mbeten pa kompromis!