“Vllau jem i vetëm”, motra e Laurent Krasniqit publikon dedikimin prekës pas tragjedisë

Dhimbje e madhe për familjen e Laurent Krasniqit, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident. Në këto momente të rënda, motra e tij ka ndarë një dedikim prekës për vëllain e vetëm, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij. Me lot në sy dhe zemër të copëtuar, ajo ka shkruar fjalë që…

ShowBiz

09/09/2026 22:12

Dhimbje e madhe për familjen e Laurent Krasniqit, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident. Në këto momente të rënda, motra e tij ka ndarë një dedikim prekës për vëllain e vetëm, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij.

Me lot në sy dhe zemër të copëtuar, ajo ka shkruar fjalë që prekin thellë, duke kujtuar përqafimin e fundit dhe momentet që dikur dukeshin të zakonshme.

“Nuk e dita kur të përqafova herën e fundit që ajo do të ishte hera e fundit e jetës teme me ty.”

Ajo e përshkruan Laurent-in si një njeri të mirë dhe shpirt të pastër, ndërsa thotë se boshllëku i krijuar nga humbja e tij nuk do të mund të mbushet kurrë.

“Unë e humba vllaun tem të vetëm, por bota humbi një njeri të mirë, një shpirt të pastër”, shkruan ajo në dedikimin e saj.

Motra e Laurentit premton se do ta mbajë gjithmonë me vete, do të flasë për të, do ta kujtojë dhe do të lutet për të.

Në fund, ajo e mbyll mesazhin me një fjali veçanërisht të dhimbshme:

“Nëse dashnia do të mundej me të kthy, ti do të ishe prapë këtu në krahët e mi.”

“Ti nuk je veç një kujtim për mu, ti je një pjesë e zemrës teme që vdiq bashkë me ty.”