Zgjedhjet për president tek Barça mund të shtyhen

Zgjedhjet për presidentin e Barcelonës, mund të shtyhen shkaku i COVID-19.

Sport

14/01/2021 19:02

Kanë mbetur vetëm 10 ditë që nga data e paraparë për zgjedhjet e të parit në “Camp Nou”, por si duket, ka të ngjarë që zgjedhjet presidenciale të klubit të shtyhen për shkak të pandemisë COVID-19, transmeton lajmi.net.

Carlos Tusquets, i cili është në cilësinë e presidentit të përkohshëm të “Blaugranëve”, ndërsa me  24 janar do të garojnë kandidatët për të zëvendësuar tanimë ish-presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Por, sipas “Nacio Digital”, zgjedhjet e parapara janë në prag të shtyerjes, shkaku i përhapjes së COVID-19 në Kataloni dhe Spanjë.

Një takim është vendosur të mbahet të premten midis hierarkisë së klubit e cila mund të vendosë nëse zgjedhjet do të organizohen në një mënyrë të sigurt dhe të zbatueshme ndaj rregullave anti-COVID-19.

Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa janë pretendentët kryesorë për karrigen e presidentit, por tani për tani mbetet e paqartë nëse ngjarja do të mbahet përfundimisht në datën e caktuar./Lajmi.net/