Zemaj: Që 1 muaj në Onkologji mungon një injeksion, qytetarëve po u kushton shumë

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj thotë se që 1 muaj në Klinikën e Onkologjisë të ShSKUK-së, po mungon injeksioni i quajtur “PHESGO”. E si shkak i kësaj mungese sipas Zemaj pacientët po ndodhen në gjendje të keqe shëndetësore, pasi për ta blerë atë me paratë e xhepit është e vështirë kushton shumë, shkruan lajmi.net. Tutje…

Lajme

20/09/2024 20:00

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj thotë se që 1 muaj në Klinikën e Onkologjisë të ShSKUK-së, po mungon injeksioni i quajtur “PHESGO”.

E si shkak i kësaj mungese sipas Zemaj pacientët po ndodhen në gjendje të keqe shëndetësore, pasi për ta blerë atë me paratë e xhepit është e vështirë kushton shumë, shkruan lajmi.net.

Tutje shton se keqmenaxhimi dhe keqperdorimi i Qeverisë, po e përkeqëson gjendjen shëndetësore të qytetarëve.

Postimi i plotë i Armend Zemajt:

Për më shumë se 1 muaj në Klinikën e Onkologjisë të ShSKUK-së, po mungon injeksioni i quajtur “PHESGO”. Si shkak i mungesës së tij, pacientët po ndodhen në gjendje JO TË MIRË shëndetësore. Për ta blerë atë me paratë e xhepit, është e vështirë, kushton shumë!

Keqmenaxhimi dhe keqëperdorimi i Qeverisë, po e përkeqëson gjendjen shëndetësore të qytetarëve!

Qytetarët, po e vuajnë!

A MUND TA DIJMË?

Pse mungon bari PHESGO?
Pse çmimi i shtrenjtë i PHSEGO-s detyron mjekët të bëjnë seleksionim të pacientëve për terapi?
Kush e hoqi nga Lista esenciale opcionin që kushton dukshëm më lirë për mjekim të pacientëve dhe e zëvendësoi me barin shumë më të shtrenjtë PHESGO ?
Sa pacientë që luftojnë me kancerin u privuan nga mjekimi me këtë vendim?
Kush po përfiton në kurriz të pacientëve?

Për këto duhet të përgjigjet Prokuroria e Kosovës, faktet janë të qarta, përsonat kanë emër dhe mbiemer, me pozita në Ministrinë e SHëndetësisë dhe aksione të “falura” në kompani privat farmaceutike./Lajmi.net/