Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë realizimit të inspektimeve në terren, ndaloi përkohshëm punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, për shkak të, siç thanë, mosrespektimit të masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Në njoftim thuhet se punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të…
Lajme
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë realizimit të inspektimeve në terren, ndaloi përkohshëm punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, për shkak të, siç thanë, mosrespektimit të masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Në njoftim thuhet se punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.