Zbulohet plani i Inter për yllin e Man Utd

Mediet italiane kanë zbuluar planin e skuadrës së Inter, për yllin e Manchester United, Tahith Chong.

Sport

17/02/2020 23:52

Chong vazhdon të jetë emri në listën e dëshirave të Inter. Skuadra ‘Zikaltër’ synon transferimin e lojtarit gjatë merkatos së verës.

Thuhet se Inter janë afër marrëveshjes me Manchester United, për kartonin e lojtarit.

Mediet italiane shkruajnë se Inter do ta dërgojë lojtarin në huazim te skuadra e Sassuolo ose Parma, gjatë sezonit tjetër, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Chong me United skadon në fund të këtij sezoni, dhe talenti premtues nuk do të vazhdojë aventurën në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/