Zbulohet mesazhi telefonik nga Ronaldo pas shortit në Ligën e Kampionëve
Cristiano Ronaldo i ka dërguar mesazh në telefon ish bashkëlojtarit të tij nga Real Madrid, Jose Callejon pas shortit në Ligën e Kampionëve.
Sport
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka mirëpritur shortin e Ligës së Kampionëve.
Madje, pasi “Los Blancos” u caktuan si kundërshtar me Napolin, ai i ka dërguar mesazh në telefon ish bashkëlojtarit të tij, Jose Callejon, raportojnë mediat spanjolle.
“Shihemi në shkurt”, shkroi Ronaldo, përcjell “lajmi.net”.
Ronaldo dhe Callejon luajtën së bashku në Santiago Bernabeu para transferimit të këtij të fundit në Napoli.