Zbulohet arsyeja pse nuk u arrit marrëveshja Liverpool – Bellingham

Jude Bellingham është një prej talentëve më të mirë në botën e futbollit. Duket se anglezi do të largohet nga Borussia Dortmund gjatë afatit të verës dhe Real Madridi është opsioni kryesor. Sipas gazetarit gjerman, Christian Falk, Bellingham në plan të karrierës e kishte Liverpoolin dhe më pas Real Madridin, shkruan Lajmi.net Por çfarë ndodhi?…

Sport

06/05/2023 10:15

Jude Bellingham është një prej talentëve më të mirë në botën e futbollit. Duket se anglezi do të largohet nga Borussia Dortmund gjatë afatit të verës dhe Real Madridi është opsioni kryesor.

Sipas gazetarit gjerman, Christian Falk, Bellingham në plan të karrierës e kishte Liverpoolin dhe më pas Real Madridin, shkruan Lajmi.net

Por çfarë ndodhi? Pse Liverpooli nuk arriti marrëveshje me lojtarin?

Sipas Christian Falk, skuadra nga Premier League nuk kishte para për të arritur finalizimin e kësaj marrëveshje.

“Kam dëgjuar që Bellingham imagjinonte të luante për Liverpoolin për disa vite dhe pastaj të përfundonte në Real Madrid. Ky ishte plani i karrierës së tij, por Liverpooli nuk kishte para për këtë marrëveshje”, tha Christian Falk për Caughtoffside.

Jude Bellingham duket se ka arritur një akord me Real Madridin. Nuk dihet ende çmimi, por siç raportohet pritet të jetë rreth 120 milionë euro. Duke e bërë anglezin më të shtrenjt në histori./Lajmi.net/