Zbulohet arsyeja pse Man Utd refuzoi transferimin e Neymar

Jo vetëm Barcelona dhe Real Madrid kanë qenë të interesuara për Neymar gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

16/10/2019 18:39

Mediet në Angli raportojnë se edhe Manchester United ka kërkuar shërbimet e Neymar, dhe shumë lehtë ka mundur të arrijë një marrëveshje me PSG-në, përcjell lajmi.net.

‘Djajtë e Kuq’ kanë vendosur të tërhiqen nga gara, shkaku i mungesës së përkushtimit profesional të futbollistit, dhe fikësimit të babait të tij me paratë.

Braziliani në fund mbeti te PSG, pasi edhe Real Madrid dhe Barcelona dështuan në transferimin e tij, duke mos arritur një marrëveshje me skuadrën franceze.

Lojtari vetëm disa javë pas fillimit të sezonit kishte nisur të ftohej për ndeshjet e PSG-së, por së fundi ka pësuar një dëmtim të re, te Kombëtarja e Brazilit./Lajmi.net/