Zbulohet arsyeja e vonesës së transferimit të Xhakës te Bayer Leverkuseni

Transferimi i mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka te Bayer Leverkuseni është vetëm çështje kohe, gjithnjë sipas mediave gjermane dhe atyre të huaja. Reprezentuesi i Zvicrës është larguar nga Arsenali, ndërsa Bayer Leverkuseni pritet të jetë skuadra e tij e ardhshme. Gazetari italian dhe një nga më të besuarit në botë për transferime, Fabrizio Romano ka treguar…

Sport

13/06/2023 13:37

Transferimi i mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka te Bayer Leverkuseni është vetëm çështje kohe, gjithnjë sipas mediave gjermane dhe atyre të huaja.

Reprezentuesi i Zvicrës është larguar nga Arsenali, ndërsa Bayer Leverkuseni pritet të jetë skuadra e tij e ardhshme.

Gazetari italian dhe një nga më të besuarit në botë për transferime, Fabrizio Romano ka treguar arsyen e vonesës së transferimit të Xhakës.

Ai ka bërë të ditur se transferimi i Xhakës te Leverkuseni në Gjermani do të kompletohet sapo Arsenali të transferojë mesfushorin anglez, Declan Rice.

“Granit Xhaka, ende i përgatitur për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit pasi Arsenali të nënshkruajë me një mesfushor të ri. Puna në progres për marrëveshjen e Declan Rice, Arsenali ka besim që nga java e kaluar – më shumë për të ndjekur” – ka njoftuar Romano në Tëitter.


30-vjeçari është pjesë e Arsenalit nga viti 2016 kur u transferua nga Borussia Monchengladbach./Lajmi.net/