Messi nuk e votoi për lojtarin më të mirë të vitit – vjen reagimi i Lewandowski

Robert Lewandowski është shpallur mbrëmë lojtari më i mirë për vitin 2021, nga FIFA.

Sport

18/01/2022 15:25

Ylli polak ishte më i votuari, me vetëm pak vota më shumë sesa Lionel Messi, por mjaftueshëm për epitetin e më të mirit.

Nga të gjitha votat e Lewandowskit, asnjë nuk ishte për Lionel Messin, derisa polaku kishte zgjedhur argjentinasin në votat e tij.

Për këtë është pyetur Lewa, i cili ka dhënë një përgjigje mjaft të thjeshtë.

“Më vjen mirë për fjalët e tij (i referohet ceremonisë së Topit të Artë). Tani, për zgjedhjet e tij, pyetja duhet t’i bëhet atij. Unë nuk kam bërë diçka të keqe që ai të jetë i inatosur me mua – përveç gjërave sportive”, ka thënë Lewa, transmeton lajmi.net.

“Privatisht, shpresoj që gjithçka është në rregull. Kjo ishte zgjedhja e tij, duhet ta respektojmë atë. Nuk kam diçka negative për të thënë, ose të jem i hidhëruar”, ka shtuar polaku.

Lewandowski humbte garën përballë Lionel Messi, për ‘Topin e Artë’. /Lajmi.net/