Ku do të luajë Kimmich? Nagelsmann tregon preferencat e tij

Julian Nagelsmann është pyetur lidhur me situatën e gjermanit Joshua Kimmich.

Sport

21/01/2022 14:02

Lojtari i Bayern Munich ka gjetur mirë veten e tij edhe në pozitën e mesfushorit, por edhe në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Kimmich është në mesin e lojtarëve më inteligjentë në botën e futbollit, dhe këtë e di edhe trajneri Julian Nagelsmann, i cili thotë se preferon ta shoh lojtarin në të dyja pozitat.

“Ai bën mirë edhe në krahun e djathtë po ashtu”, ishte përgjigja e Nagelsmann, kur u pyet nëse Joshua do të luajë në mesfushë përsëri, transmeton lajmi.net.

“Nëse Luci dhe Upa nuk sinjalizojnë diçka nesër, Benji do të kthehet në të djathtë. Por, ne duhet të presim e të shohim. Unë pres të shoh Josh në të dyja pozicionet”, shtoi trajneri.

Joshua Kimmich mungoi për një kohë të gjatë te Bayerni, pasi mushkëritë e tij u dëmtuan në masë të madhe nga Covid-19. Lojtari kishte refuzuar të vaksinohej, por pas problemeve u dorëzuar dhe mori dozën e sugjeruar. /Lajmi.net/