Zbulohen pamje nga dhoma e zhveshjes së Barcelonës, pas demolimit në ‘Anfield’

Janë publikuar disa pamje interesante të lojtarëve të Barcelonës, në dhomat e zhveshjes në ‘Anfield’, pas humbjes së tmerrshme 4:0.

Sport

04/10/2019 18:16

Dokumentari ‘Matchday’ i skuadrës së Barcelonës ka publikuar trailerin e parë, ku janë parë edhe disa pamje në ‘Anfield’.

Barca kishte pësuar humbjen më të keqe sezonin e kaluar në ‘Anfield’, kur pësonte 4:0, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve, në fazën gjysmëfinale, kur në ndeshje hynte me epërsinë 3:0.

Më poshtë mund ta shihni trailerin e publikuar të dokumentarit ‘Matchday’, ku shihen edhe disa pamje nga ‘Anfield’, dhe fytyrat e mërzitura të lojtarëve, pas humbjes së tmerrshme. /Lajmi.net/

YouTube player