Zbulohen dy trajnerë që mund të zëvendësojnë Conten

Sot është njoftuar se Antonio Conte do të largohet përfundimisht nga Interi.

Sport

26/05/2021 18:40

Dy nga gazetarët më të besueshëm në Itali, Fabrizio Romano dhe Di Marzio raportojnë se trajneri i Interit, Antonio Conte do të largohet nga klubi, transmeton lajmi.net.

Romano gjithashtu ka bërë të ditur se emrat kryesorë që priten të zëvendësojnë trajnerin italian në stolin e Interit janë: Massimilliano Allegri dhe Simone Inzaghi.

Conte u largua nga Interi pas dy sezoneve dhe arsyeja kryesore raportohet të jetë mos-miratimi i kërkesave nga zyratrët e lartë, që janë kërkuar nga trajneri.

Tekniku italian do të marrë 7 milionë euro pas kontratës së prishur dhe kësisoj po kërkon menjëherë një klub të ri./Lajmi.net/