Ymeri takohet me kryeministrin francez
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerit, gjatë qëndrimit në Francë, është takuar edhe me kryeministrin e Francës, Manuel Valls.

Lajme
Në një njoftim të dërguar nga ky subjekt politik, është publikuar një foto e Ymerit me kryeministrin Valls, ndonëse nuk ka ndonjë të dhënë shtesë, për mënyrën e takimit apo edhe për atë se çfarë këta të dy kanë mundur të bisedojnë.
Në këtë njoftim është shkruar për takimin e dhe bisedat e Ymerit me disa nga përfaqësuesit e të majtëve në Zvicër, por jo edhe për atë me kryeministrin francez.
Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:
Gjatë ditës së dytë të Kongresit të Partisë Socialiste delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! mori pjesë në drekën e përbashkët të shtruar nga kreu i PS-së për pjesëmarrësit në Kongres.
Kryetari i Lëvizjes Visar Ymeri bashkë me anëtarin e Kryesisë Belgzim Kamberi u takuan edhe me Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të Partisë Socialdemokrate/Socialiste të Zvicrës Piere-Alain Bolomey. Me ç’rast u diskutua për zhvillimet politike dhe shoqërore në vend, si dhe për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit midis Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Partisë Socialdemokrate/Socialiste Zvicerane.
Kongresi i 77 i Partisë Socialiste përfundon punën nesër.
Bashkëlidhur e keni një foto të z. Ymeri bashkë me kryeministrin francez z. Manuel Valls.