Ymeri për “rikthimin” e Osmanit: LDK duhet me ia shti lapsin, a ka efekt publik bashkëpunimi
Analisti Visar Ymeri ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të marrë një vendim të qartë strategjik lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me Vjosa Osmani në zgjedhjet e ardhshme. Në Debat Plus, Ymeri theksoi se dilema kryesore për LDK-në nuk është vetëm nëse duhet të bashkëpunojë me Osmanin apo të garojë e vetme si…
Lajme
Analisti Visar Ymeri ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të marrë një vendim të qartë strategjik lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me Vjosa Osmani në zgjedhjet e ardhshme.
Në Debat Plus, Ymeri theksoi se dilema kryesore për LDK-në nuk është vetëm nëse duhet të bashkëpunojë me Osmanin apo të garojë e vetme si strukturë, por edhe çfarë efekti do të ketë një vendim i tillë në opinionin publik.
“LDK duhet me ia shti lapsin. A është më mirë më të bashkëpunoj me Vjosën në zgjedhje apo me dal qysh kanë qenë, si strukturë…
Tash efekti i Vjosa Osmanit dhe kthimi i saj ose bashkëpunimi i saj me LDK-në, si efekt publik, kjo është për mua temë e rëndësishme. Jo sa ka fuqi politike Vjosa në vete”, ka thënë Ymeri.