Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe të shumta, por edhe me mundësi për intervale të shkurtra kohore me diell. Gjatë ditës e sidomos pasdite lokalisht priten riga lokale shiu të intensitetit kryesisht të dobët dhe mund të ketë edhe ndonjë rrebesh shiu në ndonjë zonë. Temperaturat parashihet të luhaten…

Lajme

14/04/2026 23:53

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe të shumta, por edhe me mundësi për intervale të shkurtra kohore me diell. Gjatë ditës e sidomos pasdite lokalisht priten riga lokale shiu të intensitetit kryesisht të dobët dhe mund të ketë edhe ndonjë rrebesh shiu në ndonjë zonë.

Temperaturat parashihet të luhaten nga 7 minimalja deri në 20 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe vende-vende me intervale kohore me diell. Në Shqipëri priten reshje lokale shiu dhe mundësi për ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima e bubullimë. Reshje të pakta lokale priten në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës.

E Enjta pak më e ngrohtë, por njëkohësisht më jo-stabile. Gjatë ditës ose pasdite parashihen zhvillime konvektive me mundësi për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal. Disa zona mund të kenë rrebeshe më intensive.

E Premtja dhe fundjava parashihen me reshje të pakta lokale dhe më shumë intervale kohore me diell. Temperaturat mund të pësojnë ulje të lehta sidomos në fundjavë për shkak të erërave paksa më të ftohta nga veriu e verilindja./MeteoBallkan